← Shfleto

Piro Bozdo

Bashkëpunëtor i vjetër shkencor

Lindi më 1924 në Fier, ku i kreu shkollën fillore, të mesmen dhe Liceun francez të Korçës. Studimet e larta i bëri në Universitetin e Moskës për inxhinier të naftës, ku diplomoi më 1953. Pas diplomimit punoi në Kantierin e Patosit, në Ndërmarrjen e Shpim-Kërkimit, si kryinxhinier e më vonë edhe drejtor. Në vitin 1954 u transferua në Kombinatin e Naftës në Kuçovë si kryeinxhinier e drejtor i përgjithshëm i naftës. Më 1970 kaloi në Fakultetin e Mineralogjisë të Tiranës, në vitin 1972 Komisioni i lartë i Atestimit ia dha titullin “Bashkëpuntor i Vjetër Shkencor”. Për punën e vet, Piro u dekorua me Urdhrin e Punës të klasit III, II dhe të kl. I. Vdiq në Tiranë më 1995.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.