Petro Janura
Doktor i shkencave juridike
Lindi më 1911 në Fier. Mësimet fillestare i kreu në vendlindje, kurse ato të mesmet i filloi në Fier dhe i mbaroi në Dimbraven të Rumanisë. Fakultetin Juridik e kreu në Piezo të Italisë ku edhe doktoroi më 1940. Dr. Petro Janura në fillim punoi si arsimtar në Gostivar e Tetovë, kurse prej vitit 1945 punoi në Shkup si kryredaktor i gazetës “Flaka e Vëllazërimit”, mandej punoi si profesor në Gjimnaz dhe në Shkollen e Lartë Pedagogjike të Shkupit dhe shef i Katedrës së Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe në Fakultetin Filozofik të Shkupit. Dr. Petro Janura shumicën e kohës ia kushtoi arsimimit të kuadrave - pedagogëve të rinj. Ky shkroi për Kongresin e Manastirit dhe për Migjenin. Dr. P. Janura vdiq në Shkup më 1983.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.