Petrit Selenica
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi në shkurt të vitit 1920 në Berat. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Gjimnazin në Tiranë. Studimet për Mjekësi i filloi në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Bolonjës, kurse i mbaroi në Fakultetin e Mjekësisë në Lubljanë (Slloveni) më 1949. Pas diplomimit Dr. Petriti u emërua mjek radiolog në Spitalin civil të Tiranës. Në Fakultetin e Mjekësisë të Tiranës u doktorua në qershor të vitit 1961 me temën: ”VEPRIMTARIA MOTORE E APARATIT TRETËS DHE KALECISTËS NË TË SËMURËT ME ULÇERË TË PILARIT DHE DEUDENIT”. E bëri Studimin radiologjik të 6400 të të sëmurëve në Spitalin Nr.1 dhe Nr.2. në Tiranë. Dr. Petrit Selenica me studimin e vet ia dha një pasqyrë literaturës bashkëkohore të sëmundjeve të ulçerës. E përfundoi disertacionin për gradë shkencore “Doktor i shkencave të Mjekësisë” me temën: “BRANKOGRAFIA NË SËMUNDJET E OPERUESHME TË MUSHKËRIVE”. Dr. P. Selenica ka kryer specializimin edhe në Kinë. Mjekët Kinezë u habitën me aftësitë shkencore të Dr. Selenicës. Ky mbeti shkencëtar i shkëlqyeshëm i radiologjisë shqiptare. Vdiq në Tiranë, në gusht të vitit 1986.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.