← Shfleto

Petraq Xhaçka

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi më 1931 në Korçë. Mësimet e para i bëri në vendlindje, Politeknikumin në Tiranë. Studimet e larta i kreu në Institutin e Naftës në Moskë(Rusi) ku diplomoi si inxh. gjeolog më 1959. Në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës u doktorua më 1981 me temën: ” LIGJËSITË E NDRËTIMIT TEKTONIK DHE RAJONIZIMI PERSPEKTIV I NAFTËGAZMBAJTJES TË ZONAVE JONIKE, KRUJA, SAZANI E ULTËSIRA PANADRIATIKE”. Dr. Petraq Xhaçka së pari punoi si teknik gjeolog në Ndërmarrjen e Nxierrjes së Naftës të Patosit, mandej si gjeolog i diplomuar në Patos, mandej kryegjeolog në Drejtorinë e Përgjithshme të Kërkimit të Naftës në Kuçovë. zëvendësdrejtor në Institutin e Naftës Gazit, dhe drejtor Instituti. Është bashkautor i studimeve gjeologjike. Ka botuar 13 artikuj shkencorë, është autor i dy teksteve të Gjeologjisë së Naftës. Në vitin 1985 arrestohet (burgoset) dhe dënohet me 15 vjet burg, më 1991 lirohet nga burgu. Më pas u largua për në Amerikë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.