Petraq Naço
Doktor i shkencave të gjeologjisë
Lindi në nëntor të vitit 1955 në Gradisht të Lushnjës. Mësimet e para i kreu në vendlindje, të mesmet në Lushnjë. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1980, po në këtë fakultet edhe u doktorua më 1999 me temën: ” TEKTOGJENEZA DHE PERSPEKTIVA NAFTËMBAJTËSE E NËNZONES TEKTONIKE KRASTA” Dr. Petraq Naço së pari punoi si inxh. gjeolog në Ndërmarrjen e Kërkimit të Naftës në Patos, në Institutin e Naftës e të Gazit të Fierit, ku ka qenë shef Kabineti të rilevimeve, specialist në “Corporek International” në Institutin e Kërkimeve Gjeologjike të Tiranës. Rezultatet e kërkimeve i ka paraqitur në 5 artikuj shkencorë. Është bashkautor i një teksti universitar.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.