← Shfleto

Përparim Alikaj

Doktor i shkencave të gjeologjisë – gjeofizikës

Lindi në mars të vitit 1951 në Tiranë. Mësimet e para, të mesmet dhe Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave i kreu në Tiranë më 1974. Po në këtë fakultet u doktorua në vitin 1990 me temën: ” STUDIMI I KARAKTERISTIKAVE SPEKTRALE TË PP PËR KËRKIMIN E XEHERORËVE SULFUR TË PASUR”. Dr. Përparim Alikaj së pari punoi si inxh. gjeolog në Ndërmarrjen Gjeofizike të Tiranës, mandej si pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave, ku ishte përgjegjës i Sektorit të Gjeofizikës në atë fakultet. Ka të botuara 9 artikuj dhe ishte bashkautor i disa teksteve universitare.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.