← Shfleto

Pavli Kongo

Doktor i shkencave të mjekësisë – stomatologjisë

Vendi i lindjes dhe ditëlindja nuk na është e njohur. Shkollën fillore e kreu në Tiranë ku e filloi politeknikumin mjekësor ndihmës dentisti, mandej punoi si ndihmës dentisti në Tiranë. Studimet e larta i vazhdoi në Fakultetin e Stomatologjisë në Sofje ku i kreu 3 vjet, mandej i vazhdoi 2 vjetët e fundit në Fakultetin e Stomatologjisë në Tiranë dhe i kreu me sukses mjaft të mirë. Pas kryerjes së fakultetit më 1963 punësohet si “Mjek Stomatolog” pranë Klinikës Dentale në Tiranë, e më 1966 u emërua si Asistent e mandej pedagog për lëndën “Terapia Stomatologjike e fëmijëve”. Më 1972 kreu specializimin për “Pedodonti” në Paris. Më 1980 Pavli mbrojti disertacionin për gradën shkencore “Kandidat i Shkencave Mjekësore”, e më 1984 mori titullin “Docent,” më 1994 mori titullin “Profesor”. Dr. Pavli Kongo ka qenë Shef i Katedrës “Terapia Stomatologjike” në Fakultetin e Stomatologjisë në Tiranë. Ka qenë Dekan e mandej Rektor i Universitetit të U.F.Osë. Ka të botuara tekste mësimore, dhe monografi. Është pjesëmarrës i rregullt në Kongreset e Shoqatës Ballkanike të Stomatologëve dhe anëtar i rregullt i kësaj shoqate. Dr. P. Kongo është dekoruar me Urdhërin “Naim Frashëri” të Kl. II e Kl. I.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.