← Shfleto

Pashk Bardhi

Magjistër i shkencave të filologjisë

Lindi më 1870 në Shkodër. Mësimet e para dhe ato të mesmet i kreu në Kolegjin Françeskan në Trashan, ku i kreu edhe mësimet e Larta për Teologji. Shërbeu si famulltar në Mirëditë, ku mblodhi këngë, përralla, gojëdhëna, fjalë të urta të cilat qenë kontribut i madh për hartimin e Fjalorit që e botoi Shoqëria “Bashkimi” më 1908. Mr. Pashk Bardhi prej 1901-1906 punoi si mësues i gjuhës shqipe në Shkollën Normale në Berzo Erizas afër Zarës në Dalmaci, edhe këtu mblodhi gojëdhëna nga arbëreshet e Zarës. Një kohë të gjatë punoi si prof. i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Liceun “Ilirikum”, në Normalen e Stigmatinëvet dhe si drejtor i Kolegjit Françeskan. Për herë të parë futi lëndë mësimi edhe gjuhën shqipe. Mr. Pashk Bardhi vdiq në Shkodër më 1947.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.