← Shfleto

Pano Çakalli

Doktor i shkencave të gjeologjisë – gjeolog

Lindi në gusht të vitit 1943 në Pilur të Vlorës. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Vlorë. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1967. Po në këtë fakultet edhe doktoroi më 1999 në temën: ”NDËRTIMI GJEOLOGJIK DHE PERSPEKTIVA PËR KËRKIMIN E BAKRIT TË PASUR NË SERINË VULLKANO-SEDIMENTARE GJEGJANMBASDEJE”. Dr. Pano Çakalli ka punuar si inxh. gjeolog në Ndërmarrjen e Minierave Fushë-Arzë, në Institutin e Kërkimeve Gjeologjike të Tiranës, në Komisionin e Kontrollit të Shtetit (një kohë ishte pa punë) mandej në Institutin e Kërkimeve Gjeologjike të Tiranës. Rezultatet e kërkimeve-studimeve i ka paraqitur në raporte e në 4 artikuj shkencor. U dekorua me “Medalje Pune”.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.