Pandeli Troja
Doktor i shkencave të natyrës – kimisë
Lindi në prill të vitit 1942 në Tiranë. Gjithë shkollimin e kreu në vendlindje, prej atij fillor deri tek ai universitar, d.m.th. Fakultetin e Shkencave të Natyrës-Dega Kimi dhe u diplomua më 1968., mandej e kreu specializimin për teknologji kimike. Më 1982 u zgjodh “Kandidat i shkencave” në Katedrën e Kimisë Organike në Universitetin e Tiranës. Doktoroi më 1993. Dr. Pandel Troja punën e filloi si asistent i lëndës “Kurs special” Metodat instrumentale të analizës. Ishte Pedagog i lëndës Kimia organike në degët: Kimi, Farmaci dhe Mercelogji. Në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës-Dega e Kimisë. Në Fakultetin e Xehetarisë dhe të Metalurgjisë të Mitrovicës ka ligjëruar lëndën Bazat e kimisë organike prej vitit 1978 – 1980. Njëkohësisht edhe në Universitetin e Tiranës. Dr. P. Troja ka 20 punime shkencore, 10 kumtesa, 15 tekste për shkollim të lartë, 4 tekste për shkolla të mesme dhe një monografi.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.