Palok Kolnikaj
Doktor i shkencave të ekonomisë – ekonomia agrare
Lindi më 1947 në Reç të Malësisë së Madhe. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Teknikumin Bujqësor të Golemit në Korçë e kreu me sukses të shkëlqyeshëm. Studimet i ndoqi në Institutin e Lartë Bujqësor të Kamzës dhe u diplomua në Degën e Ekonomisë Agrare. Pas diplomimit u punësua në rrethin e Shkodrës, dhe më 1976 u emërua pedagog në Fakultetin e Ekonomisë Agrare të ILB të Kamzës, ku më 1993 e mori gradën “Doktor i shkencave” mandej edhe “Docent”. Më 1985 emërohet dekan i Fakultetit, kurse më 1993 në Bankën e Shqipërisë ku arriti të bëhej zëvendësguvernatori i kësaj banke. Dr. P. Kolnikaj ishte autor (bashkautor) i shumë teksteve për shkolla të mesme dhe aso universitare dhe i disa studimeve dhe monografish. Dr. Palok Kolnikaj për punën që bënte u dekorua me Urdhrin “Naim Frashëri”.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.