Pal Engjëlli
Magjistër i teologjisë
Pal Engjëlli është autor i fjalisë së parë të shkruar në gjuhën shqipe me shkronja latine. Kjo fjali edhe quhet “Formula e pagëzimit” e shkruar në vitin 1462. Mr. Pal Engjëlli ishte arqipeshkv i Durrësit dhe shok i ngushtë dhe konsull i Skënderbeut. Në Kishën e Matit për herë të parë e përktheu “Formulën e pagëzimit”, “Unë të pagëzoj për emër t` atit, t`birit të shpirtit shejtë”. Ky është dokumenti më i vjetër në gjuhën shqipe i gjetur në Bibliotekën Laurentiane në Firencë të Italisë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.