← Shfleto

Pajazit Tahiri

Magjistër i shkencave të ekonomisë

Lindi në shtator të vitit 1943 në Novolan të Vushtrrisë. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Vushtrri. Shkollën e mesme (Teknike) e kreu në Mitrovicë ku e kreu edhe SHLT-Dega e Makinerisë. Shkollimin e vazhdoi në Fakultetin e Xehetarisë dhe të Metalurgjisë të Mitrovicës dhe diplomoi më 1982. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1991 me temën: ” ORGANIZIMI I FUNKSIONIMIT KOMERCIAL TË NDËRMARRJES SË PËRBËRË “TREPÇA”. Mr. Pajazit Tahiri së pari punoi si teknik, pastaj inxhinier në Byron Projektuese të Institutit të Plumbit dhe të Zinkut “Trepça” të Mitrovicës, kurse prej vitit 1974 punon në “Trepça Kommerc” për tregti të brendshme – dhe të jashtmen për furnizim dhe shitje. Aty punoi deri më 1990 kur pushteti serb e largoi nga puna. Mr. Pajazit Tahiri përsëri pas luftës është i angazhuar në problemet e veprimtarisë së “Trepçës”. Ka të botuara disa punime nga statistika e prodhimtarisë së produkteve të Kombinatit “Trepça” ku ka punuar tërë kohën.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.