← Shfleto

Osman Zhitia

Doktor i shkencave të bujqësisë

Lindi më 1942 në Shakovicë të Besianës. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Prishtinë. Fakultetin e Bujqësisë e kreu në (Zemun) Beograd më 1967. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Bujqësisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1973 me temën: ”NDIKIMI I HAPËSIRËS VEGJETATIVE NË RENDIMENTET E FARËS DHE VAJIT TË LULEDIELLIT”(kr). Mr. Osman Zhitia doktoroi në Fakultetin e Bujqësisë në Shkup në prill të vitit 1982 me temën: ”AFATET E MBIELLJES, NJËSITË TEMPERATURALE DHE PJEKJA OPTIMALE PËR VJELJEN E NJËHERSHME TË BIZELËS NË KUSHTET E REGJIONIT TË DUKAGJINIT”(ma). Dr. Osman Zhitia së pari punoi në NGB “Rilindja”, si mësimdhënës në Shkollën Bujqësore në Lipjan, pastaj në Sekretariatin Krahinor të Tregtisë dhe të Çmimeve, kurse prej vitit 1977 punon në Fakultetin e Bujqësisë të Prishtinës së pari si ligjërues dhe arriti deri te prof. ordinar i lëndës Seleksionimi i bimëve dhe prodhimi i farërave dhe Perimtaria. Ka të botuara 30 punime shkencore profesionale, një tekst të përkthyer për shkolla të mesme Bujqësore dhe një tekst Universitar.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.