← Shfleto

Osman Zeka

Doktor i shkencave të historisë

Lindi në qershor të vitit 1944 në Rakinicë të Podujeves (Besianës). Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Orllan. Gjimnazin e kreu në Podujevë. Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë e kreu në Prishtinë më 1969. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në qershor të vitit 1978 me temën: ”JABLLANICA SI BAZË E LNÇ TË KOSOVËS (1941-1945)”. Mr. Osman Zeka doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në dhjetor të vitit 1988 me temën: ”BASHKËPUNIMI I LNÇ-së SË KOSOVES DHE I LNÇ-së NË TERRITORET FQINJE (1941-1945)”. Dr. Osman Zeka së pari punoi si arsimtar i historisë në shkollë fillore e mandej si profesor i historisë në Gjimnaz të Prishtinës, e prej vitit 1975 punoi në Entin e Botimit të Teksteve dhe të Mjeteve Mësimore të Kosovës në Prishtinë si redaktor i teksteve të historisë. Ka të botuara 35 punime profesionale-shkencore nga lëmi i historiografisë së LNÇ-së.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.