← Shfleto

Osman Sejfija

Doktor i shkencave të stomatologj

Lindi më 1948 në Glloxhan të Deçanit. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në Pejë. Fakultetin e Stomatologjisë e kreu në Beograd më 1972. Studimet pasuniversitare i bëri në Akademinë Ushtarake të Mjekësisë në Beograd, ku edhe magjistroi në prill të vitit 1982 me temën: ”SASIA DHE ROLI I MATERIALIT DHE I INSTRUMENTEVE SANITARE PËR SANIMIN E LËNDIMEVE TË REGJIONIT MAKSILOFACIAL NË LUFTË” (sr). Mr. Osman Sejfija doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në dhjetor të vitit 1986 me temën: ”SHËRIMI I SUBLUKSACIONEVE TË NYJËS TEMPOROMANDIBULARE ME ELEKTROSTIMULIM ME RRYMË TË MESME”. Dr. Osman Sejfija së pari punoi si stomatolog në Qendrën Medicinale të Pejës, në Shtëpinë e Shëndetit të Prishtinës, mandej specializua në AMU në Beograd në Kirurgjinë Maksilofaciale. Tash është prof. ordinar i kësaj lënde në Degën e Stomatologjisë të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës. Ka qenë shef i Katedrës së Stomatologjisë dhe dekan i Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës. Ka të botuara 60 punime si autor-koautor.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.