Osman Morina
Doktor i fesë islame
Lindi në Morinë të Gjakovës ku sipas fshatit të lindjes e mori edhe mbiemrin. Osman Morina mësimet fillestare dhe të mesmet i mori në Medresenë e Gjakovës, kurse studimet i bëri në Universitetin Fatih-a të Stambollit, ku edhe doktoroi. Dr. Osman Morina një kohë punoi në Stamboll e pas kthimit nga atje u caktua profesor në Medresenë e Madhe të Gjakovës, ku punoi një kohë të gjatë dhe përcolli disa breza të kësaj medreseje. Kah pleqëria u emërua Imam në Prilep të Gjakovës, ku si imam i këtij fshati vdiq më 1916.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.