← Shfleto

Osman Grajçevci

Magjistër i shkencave teknike – makinerisë

Lindi më 1956 në Hade të Obiliqit. Shkollën fillore e kreu në Hade, kurse të mesmen (Teknike) – Dega e Makinerisë - e kreu në Prishtinë, ku e kreu edhe Fakultetin Teknik-Dega e Makinerisë më 1982. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Makinerisë të Prishtinës, ku edhe magjistroi në gusht të vitit 1999 me temën: ”HULUMTIMI I MUNDËSISË SË ZGJËRIMIT TË KAPACITETEVE NË FABRIKËN E PAISJEVE REZERVË TË EEK NË LINJEN PËR PRODHIMIN E ELEKTRODAVE SALDUESE”. Mr. Osman Grajçevci së pari filloi të punonte në Kombinatin “Kosova” të Obiliqit, mandej u zgjodh asistent në Fakultetin e Makinerisë të Prishtinës, e prej aty përsëri u kthye në Procesin e prodhimit në Elektroekonominë e Kosovës ku ka qenë edhe drejtor i Fabrikës së Pajimeve të Xehetarisë në Obiliq ku edhe tash punon. Ka disa punime profesionale të botuara.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.