← Shfleto

Osman Gashi

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi më 1962 në Mramuer të Prishtinës. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Prishtinë, ku e kreu edhe Akademinë Pedagogjike. Fakultetin Filozofik-Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe - e kreu në Prishtinë më 1984. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1995 me temën: ”LETËRSIA E ROMANTIZMIT EVROPIAN NË STUDIMET SHQIPTARE” . Mr. Osman Gashi doktoroi në të njëjtin fakultet në Prishtinë në shtator të vitit 2004 me temën: ” MITI GREK NË LETËRSINË E ROMANTIZMIT EVROPIAN”. Dr. Osman Gashi së pari punoi si gazetar në “Rilindje”, në Radio Prishtinë e më 1989 u zgjodh asistent i letërsisë së përgjithshme në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës, ku ishte edhe ligjërues i letërsisë botërore dhe i letërsisë krahasuese në këtë fakultet. Ka të botuara 2 libra dhe 2 libra me poezi si dhe 4 artikuj e studime.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.