Osman Begu
Doktor i shkencave të bujqësisë
Lindi më 1956 në Vakuf rrethi i Dibrës. Mësimet e para i mori në vendlindje, mandej e kreu shkollën e mesme, kurse Fakultetin e Veterinarisë – Dega Zooteknik, e kreu në Tiranë, mandej e kreu specializimin pasuniversitar në Fakultetin e Veterinarisë në Tiranë më 1984 për fushën e të ushqyerit të kafshëve bujqësore. U doktorua në Fakultetin e Veterinarisë të Tiranës më 1992 me temën: ” TË USHQYERIT E LOPËVE ME USHQIM VËLLIMOR TË CILËSISË SË LARTË” . Dr. Osman Begu ka punuar si kryezooteknik në Kooperativën Bujqësore në Luzni (1978-1986). Ka qenë kryetar Degës Blegtori në Ndërmarrjen Bujqësore në Dibër, mandej specialist i Drejtorisë së Bujqësisë dhe të Ushqimit në komunën Kastriot e Fushë Alie dhe drejtor i DBU Dibër. Pas rrëzimit të sistemit komunist ka ngritur një fermë blegtorale në Vakuf ku jeton dhe punon.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.