← Shfleto

Orhan Kubati

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi më 1937 në Prizren. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Zagreb më 1963. Specializimin e filloi në Prizren dhe e kreu në Klinikën e Syve të Fakultetit të Mjekësisë të Beogradit dhe në Francë, mandej doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në nëntor të vitit 1980 me temën: ”ETIOPATOGJENEZA E AMBLIPISË FUNKSIONALE NË KOSOVË”(sr). Dr. Orhan Kubati në fillim punoi si mjek në Prizren. Më 1973 u zgjodh asistent i Oftalmologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës dhe u emërua kryeshef i Klinikës së Syve në këtë fakultet dhe mori gradën prof. ordinar i Oftalmologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës. Ka të botuara 20 punime shkencore. Jeton në Prizren.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.