← Shfleto

Nysret Taraku

Doktor i shkencave të natyrës – biologjisë

Lindi në tetor të vitit 1945 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e SHMN-Dega e Biologjisë e kreu në Sarajevë më 1972. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega e Biologjisë - në Zagreb, ku edhe magjistroi në mars të vitit 1976 me temën: ”IDENTIFIKIMI I DY VIRUSEVE IZOLAT NË TËRFOJË”(kr). Mr. Nysret Taraku doktoroi në FSHMN të Zagrebit në qershor të vitit 1980 me temën: ”VEÇORITË DHE KARAKTERISTIKAT E VIRUSIT LEGUMINOZA TË PËRHAPUR NË KOSOVË”(kr). Dr. Nysret Taraku së pari punoi si profesor i biologjisë në Gjimnaz të Pejës, në Fabrikën e Birrës në Pejë, në Institutin Bioteknik të Pejës, ku ka qenë edhe drejtor, mandej si ligjërues i zoologjisë së jokurrizorëve në SHLP të Gjakovës. Ka qenë në specializim në SHBA, Gjermani, Suedi, Austri dhe Poloni. Ka të botuara 26 punime, 1 monografi dhe ka marrë pjesë në shumë simpoziume me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.