Nysret Ramadani
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi më 1935 në Lubizhdë të Prizrenit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Prizren. Fakultetin e Mjekësisë e vazhdoi në Zagreb, kurse diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në Rijekë më 1962. Specializimin e bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit, kurse doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në tetor të vitit 1976 me temën: ”KONTRIBUT STUDIMIT TË MEKANIZMIT TË VEPRIMIT TË HIDROKORTIZONEVE NË SENZIBILITET DHE NË REAKSIONIN ANFILAKTIK”(sr). Dr. Naser Ramadani së pari punoi si mjek në Zym të Hasit të Prizrenit e më 1971 u zgjodh asistent i lëndës së fiziologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës, ku arriti deri te prof.ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka marrë pjesë në disa konferenca e simpoziune dhe ka të botuara disa punime shkencore si autor-koautor.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.