← Shfleto

Nysret Efendiu Galipi

Magjistër i shkencave të filologjisë

Lindi më 1878 në Prizren. Mësimet fillestare dhe ato “Ruzhdije” i kreu në vendlindje, kurse Medresenë e Mehmet Pashës në Prizren që ishte në rang të fakultetit në të cilën edhe magjistroi më 1908. Mr. Nysret efendi Galipi ka qenë njohës i shumë gjuhëve, si: turqishtes, arabishtes, persishtes e deri diku e ka njohur edhe gjuhën shqipe. Mr. Nysret efendiu punoi si profesor fakulteti në Medresenë e Mehmet Pashës në Prizren, ku ishte i njohur si prof. i teologjisë islame, ku përcolli disa gjenerata dhe vdiq në Prizren më 1941.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.