Nush Bushati
Doktor i drejtësisë
Lindi në qershor të vitit 1896 në Shkodër. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Grac të Austrisë. Studimet e larta i bëri në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Vjenës, ku edhe u doktorua në vitin 1922. Pas doktorimit Nushi u kthye në atdhe, dhe menjëherë Qeveria e emëroi të punonte në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë. U zgjidh deputet i Shkodrës në Asamblenë Kombëtare. Më vonë u emrua sekretar i përgjithshëm i kësaj asambleje. Me kthimin e Ahmet Zogut, Dr. Nush Bushati pezullohet nga puna dhe u detyrua të emigronte në Vjenë. Më 1928 Dr. N. Bushati arriti të bëhej aktor në Theatrin Kombëtar të Neustrelitzit (afër Berlinit). Pas amnistimit më 1930 Dr. Nushi u kthye në atdhe dhe zgjidhet sekretar i përgjithshëm i Organizatës së Rinisë Shqiptare, mandej zgjidhet deputet i Dibrës. Më 1935 Dr. N. Bushati caktohet Ministër i Arsimit me kryeministër Mehdi Frashëri. Pas vitit 1938 Dr. N. Bushati largohet nga puna dhe nga Shqipëria, vendoset në Vjenë. Aty jetoi deri në vdekje (1973).
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.