Nuhi Vinca
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi më 1932 në Veleshtë të Strugës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Normalen) dhe SHLP-në e kreu në Shkup. Shkallën e Dytë të Fakultetit Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë më 1972. Në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në mars të vitit 1976 me temën: ”LIRIKA POPULLORE SHQIPTARE NË REGJIONIN E STRUGËS”. Mr. Nuhi Vinca doktoroi në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës në maj të vitit 1986 me temën: ”LIRIKA POPULLORE SHQIPTARE E DASHURISË”. Dr. Nuhi Vinca së pari punoi si mësues e arsimtar i gjuhës shqipe e më 1973 u largua nga procesi mësimor si nacionalist, nga pushteti serbosllav. Dr. N. Vinca punoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Ka të botuara 11 vepra ( 8 vepra me poezi dhe 3 monografi), si dhe 29 punime e studime të botuara. Ka edhe 7 përkthime. Jeton si pensionist në vendlindje.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.