Nuhi Rexhepi
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi më 1942 në Pogragjë të Gjilanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Normalen) në Prishtinë dhe Gjakovë. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe - e kreu në Prishtinë më 1967. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Beogradit kurse doktoroi në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës në dhjetor të vitit 1995 me temën: ”INTERPRETIMI I LETËRSISË SHQIPE NË TEKSTET SHKOLLORE TË KOSOVËS 1945 – 1990”. Dr. Nuhi Rexhepi së pari punoi si mësues në vendlindje, arsimtar në Obiliq, si prof. i gjuhës shqipe në Normale dhe SHLP të Gjilanit e më 1972 u zgjodh asistent i lëndës Historia e letërsisë II në Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës, mandej ligjërues i kësaj lënde dhe i Metodikës së gjuhës shqipe. Tash është docent në Fakultetin e Filologjisë. Ka qenë edhe prodekan i këtij fakulteti dhe shef i Katedrës së Degës e Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës ku edhe tash punon.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.