← Shfleto

Niman Alimusaj

Magjistër i shkencave të filologjisë

Lindi më 1952 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen (gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe - e kreu në Prishtinë më 1976. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet ku edhe magjistroi në shkurt të vitit 1980 me temën: ”PËRPJEKJET E RILINDASËVE PËR PASTRIMIN E GJUHËS SHQIPE”. Mr. Niman Alimusaj tërë kohën ia kushtoi arsimimit të të rinjve ku punoi si prof. i gjuhës shqipe në shkollat e mesme (Gjimnaz) të Pejës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.