← Shfleto

Nikollë Ujkaj

Doktor i shkencave të natyrës – turizmit

Lindi në tetor të vitit 1926 në Cem të Tuzit. Shkollën fillore kater klasëshe e filloi në Roho (Kuq) kurse Gjimnazin e Ulët e vazhdoi në Tivat, Shkollën e mesme e ka vijuar në Prishtinë e Pejë. SHLP-Dega e Gjeografisë e kreu në Nish më 1954 kurse FSHMN e kreu në Shkup më 1960. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega e Turizmit në Beograd, ku edhe magjistroi në tetor të vitit 1967 me temën:”TURIZMI DHE KOMUNA”(sr). Mr. Nikollë Ujkaj doktoroi në FSHMN të Beogradit në korrik të vitit 1973 me temën: ” VALORIZIMI GJEOGRAFIKO-EKONOMIK I MUNDËSIVE POTENCIALE TË ZHVILLIMIT TË TURIZMIT NË REGJIONIN E PEJËS”(sr). Dr. Nikollë Ujkaj në fillim punoi si arsimtar në Tuz, mandej si profesor në Shkup e Prishtinë ku më 1982 u zgjodh asistent në Fakultetin Ekonomik të Prishtinë ku arriti deri te prof.ordinar i lëndës Ekonomia e turizmit në këtë fakultet. Ka të botuara 40 punime nga turizmologjia dhe ka marrë pjesë në shumë tubime shkencore dhe ka përkthyer tekste të turizmit nga serbishtja në shqipe.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.