← Shfleto

Nikolla Peja

Doktor i shkencave të natyrës – biologji

Lindi më 1942 në Shkodër. Shkollimin fillor dhe të mesmin i kreu në vendlindje. Fakultetin e Shkencave të Natyrës e kreu në Tiranë më 1964. Pas një përvoje të gjatë në punë doktoroi në lëmin e ekologjisë në Tuluz të Francës më 1980. Dr. Nikollë Peja u zgjodh profesor i lëndës së ekologjisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Tiranës. Dr. N. Peja ka të botuara disa artikuj shkencorë për faunën dhe ekologjinë. Është drejtues i Katedrës së Zoologjisë dhe të Ekologjisë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës të Tiranës. Është autor e bashkautor i shumë teksteve universitare dhe ka marrë pjesë në shumë tubime shkencore me kumtesa të fushës së ekologjisë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.