Nikolla Komoni
Doktor i shkencave të gjeologjisë
Lindi në korrik të vitit 1940 në Zvërnec të Vlorës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Vlorë. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1866. Doktoroi po në këtë fakultet më 1986 me temën: ”VLERËSIMI I VETIVE FIZIKO – MEKANIKE TË SHKËMBINJËVE PËR QËLLIME TË RAJONIZIMIT GJEOLOGO – INXHINIERIKE” Dr. Nikolla Komoni së pari filloi punën si gjeolog në Ndërmarrjen Gjeologjike të Kukësit, si pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës. Ishte edhe dekan, dhe rektor i Universitetit të Tiranës. Specializoi në Francë. Dr. N. Komoni është bashkautor i disa teksteve mësimore dhe i një teksti universitar. Si autor i Hartës Gjeologjike të Shqipërisë. Ka 5 monografi, 23 artikuj të botuar dhe 34 studime e raporte. U dekorua me “Medalje Pune,” dhe me Urdhrin “N. Frashëri” kl. III e kl. I.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.