Nikolla Çako
Doktor i shkencave të natyrës – atomistikës
Lindi më 1910 në Hotovë të Përmetit. Shkollimin fillor dhe të mesmin i kreu në Shqipëri. Kolegjin Amerikan e ndoqi në Selanik. Studimet i filloi në Universitetin e Marseilles në Francë i vazhdoi në Kolegjin “Rohet” të Stambollit. Më 1929 emigroi për në Amerikë, ku filloi studimet për inxhinier në Universitetin “John Hopkins”, mandej studioi shkencat e natyrës – fizikën dhe u diplomua më 1934 në Universitetin e Harvardit ku përgatiti temën ”TEORIA E UNIVERSIT NË ZGJERIM” (an), nën drejtimin e Birkhof-it u doktorua në fushën e optikës dhe optikës kuantike. Më 1934 në Lyun të Massachutes doktoroi me temën: ”PËRTHYERJA E DRITËS NË KOMPONIME ORGANIKE”(an). Dr. N. Çako punën shkencore e vazhdoi në Universitetin “Harvard University dhe University of Michigan”, mandej edhe Universiteti i Parisit pas 32 vjetësh i dha gradën “Doktor i shkencave” për veprën që bëri në Qendrën Atomike në Saclay dhe në Fakultetin e Shkencave të Natyrore në Paris. Dr. N. Çako është shqiptari i parë që mori gradën doktor i shkencës në një Universitet amerikan (Universiteti “Johns Hopkins” i Baltimore Maryland). Dr. N. Çako bëri një zbulim nga Optika por dikush ia kishte vjedhur (përvetësuar). Unë kisha zbuluar “Formulën Çako” por një profesor duke u frikësuar se unë “Çako” do ta fitoj çmimin “Nobël” në vend të tij caktoi dy profesorë të tjerë (miq të tij) ata sipas udhëzimit të profesorit e mohuan punën time dhe ia atribuan atij zbulimin tim. Pra, Çako mbeti pa çmimin “Nobël” sepse formula iu vodh. Prof. Çako ka ligjëruar në shumë Universitete të Amerikës. Ka publikuar libra shkencorë në anglisht, frëngjisht si në Amerikë, Francë, Kanada, Poloni, Greqi e tj. Prof. Çako la shumë vepra shkencore në trollin e Amerikës ku edhe iu vodh patenti “Formula Çako”. Në Universitetin e Sorbonës mori titullin “Doctor honoris causa”. N. Çako ishte zgjedhur anëtar i shumë Akademive dhe Institucioneve e shoqatave amerikane si dhe në shumë shoqata-akademi të të vendeve tjera. Vdiq në Queens më 1997.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.