Niko Shkodrani
Doktor i shkencave të gjeologjisë
Lindi në maj të vitit 1931 në Hoçisht të Devollit, Korçë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Korçë. Studimet e larta i bëri në Institutin e Lartë Politekni – Dega Gjeologji të Tiranës më 1957. Në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës u doktorua më 1982 me temën: ” KUSHTET E FORMIMIT TË ASBEST-TALKUT, LIGJËSIT E PËRHAPJES DHE PERSPEKTIVA E TYRE NË VENDIN TONË”. Dr. Niko Shkodrani së pari punoi si inxh. gjeolog në Ndërmarrjen Gjeologjike të Tiranës, mandej kryegjeolog e specialist në Drejtorinë Gjeologjike në Ministri. Ka bërë kërkime-studime për qymyr, asbest. Rezultatet i ka paraqitur në 20 artikuj shkencorë dhe është autor i dy broshurave. Është dekoruar me “Medalje Pune” dhe me “Urdhrin e Punës” të kl. III.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.