← Shfleto

Niko Faber

Doktor i veterinarisë

Lindi më 1946 në Korçë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Veterinarisë e kreu në Institutin e Lartë të Veterinarisë të Kamzës më 1962 dhe diplomoi për mjek Veteriner. Si Veteriner Niko 13 vjet me radhë ishte drejtor i Shërbimin e Veterinarisë në Seksionin e Bujqësisë së rrethit dhe mori graden “Doktor i shkencave”. Ka dhënë kontribut të veçantë për përparimin e shërbimit veterinar në nivel vendi. Rezultat ishte zhdukja e sëmundjeve të bagëtive në këtë rreth (Korçë). Dr. Niko Faber u bë protogonist për zbulimin e disa sëmundjeve specifike të pashërueshme. Ka qenë deputet dhe ka disa punime shkencore të botuara. Aktualisht është sekretar i Komisionit të Bujqësisë dhe të ushqimit të Kuvendit të Shqipërisë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.