← Shfleto

Nijazi Zylfiu

Doktor i shkencave të pedagogjisë

Lindi më 1936 në Ferizaj. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Normalen) në Prizren. Fakultetin Filozofik-Dega e Pedagogjisë e kreu në Shkup më 1962. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Zagrebit, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1975 me temën: ”MENDIMET FILOZOFIKE DHE HUMANISTKE TË NAIM FRASHËRIT”(kr). Mr. Nijazi Zylfiu doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në qershor të vitit 1979 me temën: ASPEKTI DIDAKTIKO-METODIK I EDUKIMIT DHE I ARSIMIMIT SEKSUAL TË RINISË SHKOLLORE”. Dr. Nijazi Zylfiu së pari punoi si mësues e profesor i pedagogjisë në Normale të Ferizajt, ku ka qenë edhe drejtor i saj. Ka ligjëruar në SHLP të Shkupit, drejtor i Entit për Politikë Sociale në Prishtinë, Sekretar Krahinor për Arsim në Prishtinë dhe së fundit prof. ordinar i lëndës Didaktika në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Ka të botuara 80 punime profesionale, 2 tekst për shkolla të mesme dhe 2 tekste universitare.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.