← Shfleto

Nijazi Ibrahimi

Doktor i shkencave teknike – makinerisë

Lindi në prill të vitit 1949 në Tërnoc të Bujanocit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Shkollën e mesme (Teknike) në Bujanoc. Fakultetin Teknik-Dega e Makinerisë - e kreu në Prishtinë më 1973. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Makinerisë të Beogradit, ku edhe magjistroi në prill të vitit 1979 me temën: ”OPTIMIZIMI I TRANSMETUESVE PLANETARË”(sr). Mr. Nijazi Ibrahimi doktoroi në Fakultetin e Makinerisë të Prishtinës në mars të vitit 1987 me temën: ” KONTRIBUT MUNDËSISË SË ZHVILLIMIT TË TRANSMETUESVE PLANETARË”(sr). Dr. Nijazi Ibrahimi së pari punoi në Fakultetin Teknik-Seksioni i Makinerisë - në Prishtinë si asistent. Mirëpo arriti deri te prof. ordinar i detajeve të makinave dhe transmetuesve të fuqisë në këtë fakultet, ka ligjëruar edhe lëndë të tjera. Ka 4 tekste universitare, 5 dispenca për përdorim intern, 30 punime shkencore të botuara. Ka qenë shef Katedre e prodekan dhe dekan i këtij fakulteti të Prishtinës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.