← Shfleto

Nijazi Azizi

Doktor i shkencave të pedagogjisë

Lindi më 1941 në Nesalë të Bujanocit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse normalen në Prishtinë. Fakultetin Filozofik-Dega e Pedagogjisë e kreu në Shkup më 1964. Nijaziu e vazhdoi punën shkencore dhe doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në maj të vitit 1979 me temën:” DISA FORMA TË MANIFESTIMIT TË RELIGJIONIT TE TË RINJVE DHE RRUGË E EDUKIMIT ATEIST”. Dr. Nijazi Azizi së pari punoi si mësues në vendlindje e më 1964 u pranua asistent i Pedagogjisë në Fakultetin Filozofik të Prishtinës dhe arriti gradën prof. inordinar në këtë fakultet, ku punoi dhe ligjëroi lënden Pedagogjia I. Dr. N. Azizi ka të botuara një numër të punimeve shkencore nga lëmia e pedagogjisë. Vdiq në Prishtinë më 1988.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.