Nezir Mekshiqi
Doktor i shkencave të gjeologjisë
Lindi në shkurt të vitit 1950 në Margegaj të Tropojes. Mësimet e para i kreu në vendlindje, të mesmet në Tropojë, Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë me 1973. Doktorua po në atë fakultet më 1993 me temën: ” VEÇORITË PETROSTRUKTURORE DHE LIGJËSITË E VENDOSJES SË MINERALIZIMIT TË KROMIT NË MASIVIN ULTRABAZIK TË TROPOJËS DHE PERSPEKTIVA PËR KROMITE TË CILËSIVE TË NDRYSHME SIPAS NIVELEVE”. Dr. Nezir Mekshiqi punoi si inxh. gjeolog në Ndërmarrjen Gjeologjike të B. Currit. Ishte edhe drejtor i saj. Specializoi në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës. Ka bërë kërkime-levime në rrethin e Tropojës. Rezultatet i paraqiti në raporte dhe përgatiti Hartën gjeologjike të rrethinës së Tropojë-Has të botuar në Gjermani si dhe Atlasin penteologjik të rrethit të Tropojës. ka të botuar disa artikuj shkencorë. Është dekorua me “Medalje Pune” dhe “Urdhër Pune” të kl. II.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.