← Shfleto

Nexhmi Hyseni

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi në shkurt të vitit 1956 në Brezne të Dragashit(Sharrit). Shkollën fillore e kreu në vendlindje kurse të mesmen (Gjimnazin) në Prizren. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1981. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit, ku edhe specializoi, kurse magjistroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në mars të vitit 1995 me temën:”PROBLEMATIKA E PNEUMOTORAKSIT INFLAMATOR TE FËMIJËT E KOSOVËS” Mr. Nexhmi Hyseni doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në qershor të vitit 1997 me temën: ”TRAJTIMI KIRURGJIKAL I HIPOSPADIVE ME PROCEDURA TË NDRYSHME OPERATIVE REKONSTRUKTIVE”. Dr. Nexhmi Hyseni së pari punoi si mësimdhënës në Shkollën e Mjekësisë të Prizrenit, si mjek në kirurgjinë e fëmijëve në Prishtinë, kurse tash është asistent i kirurgjisë së fëmijëve në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës. Ka të botuara 46 punime shkencore dhe 1 tekst universitar si koautor. Dr. N. Hyseni është Anëtar i Urologëve të Ballkanit, anëtar i Shoqatës së Urologëve të Fëmijëve të Evropës (ESPU) dhe (EUPSA).

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.