← Shfleto

Nexhmedin Lohja

Doktor i shkencave teknike – metalurgjisë

Lindi në prill të vitit 1943 në Krujë. Shkollën fillore e kreu në Shkodër, të mesmen në Tiranë. Fakultetin e Inxh. Mekanike-Drejtimi Metalet e Rënda e kreu në Institutin Politeknik të verilindjes së Shangait (Kinë) ku u diplomua më 1967. Më 1987 e mori gradën shkencore “Kandidat i Shkencave”, kurse më 1992 gradën shkencore “Doktor dhe Prof i Asocuar”. Dr. Nexhmedin Lohja së pari punoi si Inxh. teknolog në Uzinën e Bakrit të Rubikut. Ishte drejtor, e kryespecialist në Drejtorinë Kimi-Metalurgji në Ministrinë e Industrisë dhe të Minierave të Tiranës. Punoi si pedagog në Katedrën e Metalurgjisë në Fakulteti e Inxhinierisë Mekanike të Tiranës. Prej vitit 1978 deri më 1981 punoi si profesor i lëndëve të metalurgjisë në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë të Mitrovicës. Dr. N. Lohja është kryetar i Shoqatës së Metalurgëve të Shqipërisë dhe anëtar i Shoqatës së Metalurgëve në SHBA. Dr. N. Lohja është autor i 6 teksteve universitare dhe i 22 punimeve shkencore të botuara.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.