Nexhmedin Dumani
Doktor i shkencave të ekonomisë
Lindi në gusht të vitit 1945 në Bellavë të Dibrës. Mësimet fillestare dhe të mesmet i kreu në Dibër, kurse studimet në Institutin e Lartë Bujqësor –Dega Ekonomi Agrare e bëri në Kamzë ku u diplomua më 1968. Pas diplomimit u emërua pedagog në Fakultetin Ekonomik të Tiranës, mandej ekonomist në Kooperativën Bujqësore të Priskës së Tiranës. Më 1981 u emërua shef i Katedrës dhe dekan i Fakultetit të Ekonomisë Agrare në Universitetin e Bujqësisë në Tiranë. Ishte edhe zv. Rektor në Institutin e Lartë Bujqësor të Kamëzës. Dr. Nexhmedin Dumani me 1986 u doktorua “Doktor i shkencave ekonomike”, dhe arriti deri te prof. ordinar në Institutin e Lartë Bujqësor të Kamëzes. Më 1991 u zgjodh Ministër i Bujqësisë, Ministër i Punës dhe Çështjes Sociale. Ka të botuara 6 tekste mësimore për shkolla të larta dhe të mesme, 3 monografi dhe 19 punime shkencore të botuara në revista shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.