Nexhibe Palloshi
Magjistër e shkencave të filologjisë
Lindi më 1957 në Shkup. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje, ku e kreu edhe Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë Gjermane - në Shkup më 1981. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1989 me temën: ”KONTRIBUT I M. LAMBERCIT NË GJUHËN SHQIPE” . Mr. Nexhibe Palloshi më 1981 u zgjodh asistente e gjuhës gjermane në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës. Merret me përkthime nga gjermanishtja në shqipe dhe anasjelltas, ka disa tregime dhe artikuj të përkthyer. Tash është ligjruese e gjuhës gjermane në këtë fakultet të Prishtinës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.