← Shfleto

Nexhbedin Beadini

Doktor i shkencave të natyrës – biologjisë

Lindi në janar të vitit 1964 në Kamian të Tetovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) e kreu në Tetovë, Fakultetin e Shkencave të Natyrës-Dega e Biologjisë e kreu në Prishtinë. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Zagrebit, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1993 me temën: ”INDUKCIONI I AKTIVITETIT 7-ETOKSIRESORUFIN, O-DEETILAZËS NË MËLQIN E PESHKUT SI TREGUES TË NDOTJES SË MJEDISIT UJOR (kr). Mr. Nexhbedin Beadini doktoroi në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Zagreb në janar të vitit 1998 me temën:” AKTIVITETI I ENZIMEVE TË ETOKSIRESORUFINIT T O – DESTILAZES (ERAD) NË MËLQIN E PESHKUT NË LUMENJT SHKUMBIN DHE ERZEN TË SHQIPËRISË”(kr) . Dr. Nexhbedin Beadini aktualisht punon në Universitetin Shtetror të Tetovës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.