← Shfleto

Nexhat Muhaxheri

Doktor i shkencave të ekonomisë

Lindi në prill të vitit 1941 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1967. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik të Zagrebit, ku edhe magjistroi në tetor të vitit 1972 me temën: MUNDËSITË DHE KONCEPCIONET E ZHVILLIMIT TË TURIZMIT NË REGJIONIN E PEJËS”(kr). Mr. Nexhat Muhaxheri doktoroi në të njëjtin fakultet në Zagreb në dhjetor të vitit 1984 me temën:”?“(kr). Dr. Nexhat Muhaxheri në fillim punoi në Bankën e Pejës si analist dhe inspektor ekonomik, mësimdhënës i lëndëve: Ekonomia politike, afarizmi financiar dhe ekonomika e turizmit në SHLE të Pejës ku ka qenë edhe zëvendës drejtor i kësaj shkolle. Më 1994 u zgjodh prof. inordinar për lëndën Ekonomia politike në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës. Ka të botuara 25 punime shkencore, 6 tekste universitare edhe në gjuhë tjera. Ka specializuar në Bristol, Paris, Sorbonë II, CHET Francë, Bursë (Turqi), Zvicër ku është zgjedhur anëtar i AIEST (2001) Budapest, i di 6 gjuhë të huaja.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.