← Shfleto

Nexhat Miftari

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi në shtator të vitit 1949 në Zasellë të Mitrovicës. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në Mitrovicë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Beograd më 1975. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb ku edhe magjistroi në mars të vitit 1986 me temën: ”INFEKSIONI I PLAGËS OPERATORE GJATË INTERVENIMIT KIRURGJIK”(kr). Mr. Nexhat Miftari doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë në shkurt të vitit 1999 me temën: ” PËRPARSITË NË ZGJEDHJEN E NDËRHYRJEVE KIRURGJIKE TE ULÇERA GASTRODEUODENALE”. Dr. Nexhat Miftari specializimin e bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit. Në fillim punoi si mjek në Mitrovicë kirurg specialist. Ka të botuara 20 punime shkencore, tri tekste për shkolla të mesme, ka marrë pjesë në shumë tubime shkencore në vend dhe jashtë (në Francë). Gjatë luftës së UÇK-së ka punuar në spitalin ushtarak në Tiranë e Tropojë. Tash është kryeshef i repartit të Kirurgjisë në Qendrën spitalore të Mitrovicës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.