← Shfleto

Nevzat Aliaga

Doktor i shkencave të natyrës – kimisë

Lindi më 1948 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje, Fakultetin Filozofik-Dega e Kimisë - e kreu në Prishtinë më 1971. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e SHMN në Zagreb ku edhe magjistroi në mars të vitit 1973 me temën:”METABOLIZMI DHE APSORPCIONI I n-HEPTADOKSANIT”(kr). Mr. Nevzat Aliaga doktoroi në FSHMN në Prishtinë në nëntor të vitit 1974 me temën: ” KARAKTERIZIMI I LIPIDEVE TE DËLLINJA NGA TERITORI I KOSOVËS”. Dr. Nevzat Aliaga së pari u zgjodh asistent i produkteve natyrore në Degën e Kimisë në FSHMN të Prishtinës, ku arrit deri në prof. inordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Dr. N. Aliaga ka të botuara disa punime shkencore të lëmit të produkteve natyrore dhe punon në FSHMN të Prishtinë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.