Neshyt Sadiku
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi në mars të vitit 1944 në Greshnicë të Kërçovës. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Zajaz. Shkollën e mesme -Normalen e kreu në Shkup. Fakultetin Filologjik –Dega e Gjuhë Shqipe e kreu në Shkup më 1978. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Zagrebit, ku edhe magjistroi më 1988 me temën: ”KORELACIONI NË MES TË KËNGËVE LIRIKE SHQIPTARO-MAQEDONE”(kr). Mr. Neshyt Sadiku Ka doktoruar në Fakultetin e Filologjisë në Shkup në mars të vitit 2000 me temën “PËRRALLAT NË LETËRSINË PËR FËMIJË”. Dr. Neshyt Sadiku në fillim punoi si mësues në vendlindje, arsimtar në Zajaz, që nga viti 1982 punon si mësimdhënës në Fakultetin Pedagogjik të Shkupit. Dr. N. Sadiku përveç punës si pedagog, merret edhe me studime të letërsisë dhe ka të botuar një vepër letrare. Jeton në Kërçovë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.