← Shfleto

Nerxhivane Gashi-Dauti

Doktor e shkencave juridike

Lindi më 1960 në Zabel të Poshtëm të Gllogocit (Drenasit). Shkollën fillore dhe të mesmën i kreu në Prishtinë ku e kreu edhe Fakultetin Juridik më 1982, si studente e dalluar në mësime. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet të Prishtinës, ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1994 me temën: ”DREJTSHMËRIA NË QARKULLIMIN E MALLRAVE DHE DHËNIEN E SHËRBIMEVE”. Mr. Nerxhvane Gashi-Dauti doktoroi në Fakultetin Juridik të Prishtinës në dhjetor të vitit 2000 me temën: ”NATYRA JURIDIKE E KONTRATAVE FORMULARE NË EKONOMI”. Dr. Nerxhivane Gashi-Dauti në fillim punoi si praktikante në Prokurorinë Publike të Qarkut të Prishtinës, më 1984 u zgjodh asistente e lëndës E drejta e detyrimeve në Fakultetin Juridik të Prishtinës, ku arriti deri te docente e kësaj lënde në këtë fakultet. Ligjëron edhe në Universitetin e Tetovës. Ka të botuara 16 njësi bibliografike prej tyre 2 tekste universitare.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.