← Shfleto

Nermin Vlora-Falaska

Magjistër e shkencave juridike

Lindi më 1921 në Tiranë. Mësimet e para i bëri në Shkollën fillore “Motrat Qiriazi” të Tiranës. Të mesmet i vazhdoi në “Nëna Mbretnesh “ në Tiranë. Që në moshë të re Nermini ka treguar aftësi për punë krijuese, sepse u mor me përkthime vjershash prej frëngjishtes në Italishte për emisionin e Radio Tiranës. Nermini u martua me një oficer Italian në Shqipëri, edhe shkoi në Itali. I studioi shkencat politike në Universitetin e Shkencave Politike në Siena të Toskanës. Ky universitet për merita në lëmit shkencore ia dha titullin “doktor nderi “ Nermin Vlorës-Falaskës, sidomos për gjuhët krahasuese. Si eksperte Nermin Vlora ligjëroi shumë universitete të botës si në: Angli, Portugali, SHBA, Kinë, Çekosllovaki, Jugosllavi, Ugandë dhe Kolumbi e tj. Mr. Nermin Vlora-Falaska ishte e interesuar për letërsi, histori, arkeologji, linguistikë. Shkruante Italisht e herë herë edhe shqip. Ka të botuara 35 vepra letrare -shkencore. Prej këtyre shihet kontributi shkencor i Nermin Vlorës-Falaskas që jeton në Itali.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.