Nehas Sopaj
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi në korrik të 1954 në Sllupçan të Kumanovës. Shkollën fillore e kreu në Opajë, kurse të mesme (Gjimnazin) në Kumanovë. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe e kreu në Shkup më 1979. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Prishtinës ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1983 me temën: ”TIPOLOGJIA E DIALOGUT NË ROMANIN SHQIPTAR NË JUGOSLLAVI”. Mr. Nehas Sopaj doktoroi në Fakultetin Filologjik të Shkupit në dhjetor të vitit 1994 me temën: “RRËFIMI NË ROMANIN MONOLOGJIK SHQIPTAR”(ma). Dr. Nehas Sopaj punoi si përkthyes në gazetën “F. Vëllëzërimit” në Shkup mandej në Fakultetin e Filologjisë në Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Shkup si ligjërues i lëndës letërsia e sotme shqipe, ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Dr. N. Sopaj merret edhe me shkrime poezish për të rritur, prozë e kritikë letrare. Ka të botuara 22 vepra (8 libra poezish, prozë, 3 tregime e 2 romane), ka 1 tekst për shkollë fillore dhe 1 tekst universitar, ka edhe 30 punime profesionale të botuara.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.